Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.
“Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe”, ka shkruar Konjufca.
Ndërkaq, idhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar shembjen e këtij objekti.