Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se – Departamenti i Krimeve të Rënda [trupi gjykues Xheladin Osmani (kryetar), Ajser Skenderi dhe Fatmir Krasniqi (anëtarë)] ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit N.M., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR
– Në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 në Prizren në cilësinë e personit zyrtar – inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin, respektivisht investitorët “………..” me pronar N.K., dhe investitorin “…….” me pronar S.V., në atë mënyrë që nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të tetë (8) të kompleksit ndërtimor në lagjen Jeta e Re, i cili objekt ka pasur leje për ndërtimin P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje P+B+8, gjithashtu i akuzuari N.M., ka mundësuar që në objektin e banimit kolektiv në Prizren ndërtimin edhe të tre (3) kateve shtesë pa leje, ku leja e ndërtimit ka qenë B+P+2 ndërsa është ndërtuar B+P+5, me ç’ rast investitorëve i’ u mundësohet dobi një (1) kat në rastin e I-rë, dhe tre (3) kate në etazhitet të objektit në rastin e II-të





