Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për financimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore në këtë komunë, bëjnë të ditur nga MI.
Abrashi tha se investimet infrastrukturore në Pejë do të shërbejnë më së shumti për zhvillimin e turizmit, duke lidhur fshatrat e kësaj komune në mes veti.
Ai theksoi se kompletimi i infrastrukturës së komunave ka impakt në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, duke krijuar edhe vende të reja të punës.






