Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani do nisë sot vizitën 3 ditore në Shqipëri.Osmani gjatë ditës së sotme do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës.Më pas, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe në orën 17:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët.
Vjosa Osmani fillon vizitën treditore në Shqipëri, takohet me krerët shtetërorë

Ndërsa të enjten më 17 dhjetor, Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Po kështu, presidentja në detyrë do të mbajë fjalim në kuvend.
Ndërsa në orën 16:00, Osmani do të takohet me kryeministrin, Edi Rama.Ditën e fundit të vizitës, të premten në orën 10:00 ajo do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të ‘Çelësit të Qytetit’.Kurse, në orën 11:45 Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.Kjo është vizita e parë zyrtare e Osmanit që kur ushtron detyrën e presidentes së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Të dielën mot me diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

Të martën protestohet para ndërtesës së OKB’së në New York në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së

Përleshje mes katër personave në Prizren, lëndohet një zyrtar policor

