Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Dita kur hyri në fuqi vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në 27 vendet e zonës Shengen.Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

Drejtori i Shërbimeve Publike inspektoi punimet në rrugët “Shotë Galica” dhe “Latif Berisha” në Prizren

Komandanti i KFOR-it takoi shefen e BE-së në Kosovë, diskutuan situatën e sigurisë në vend

