- Reklama -

Zyrtarja e Thesarit për vjedhjen: Tash atmosfera në punë është si me shku në dekë

Zëvëndëdrejtorja e përgjithshme për operime në Thesarin e Shtetit, Medije Musliu, dje gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Trasfere, ka thënë se punëtorët e këtij institucioni janë të demoralizuar dhe frikësuar nga skandali i “avullimit” të dy milionë eurove brenda këtij institucioni.

Musliu madje krahasoi këtë situatë me vdekjen e një personi.

- Reklama -

“Dul një që e keqpërdori dhe në një mënyrë që na demoralizoi të gjithëve, personalisht për zyrtarët e thesarit me ardh edhe me i pa pas atij rasti ma shumë së kur vdes dikush po frikësohen me e kry punën. Janë shumë të traumatizuar edhe të frikësuar, besoj që organet kompetente kanë me dhënë fjalën e vet dhe të kthejnë besimin tek ne”, tha ajo.

Ndërkohë, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë raportimit ka thënë se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogaritë ku janë transferuar paratë, derisa për pjesën tjetër të parave ka deklaruar se nuk e di se çfarë është bërë.

“Janë blloku 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme prej ku janë bërë transaksione, janë konfiskuar tre vetura në vlerë prej 60 mijë eurosh, ky krim është i gjurmueshëm. Kam kërkuar që këto para të kthehen menjëherë në buxhetin e shtetit por më është sqaruar se pa përfunduar hetimet nuk mund t`i tërheqim ato. Ne i kemi raportet e IT-së se prej cilit PC-së është kryer transferim, po dihet edhe ku kanë shkuar mjetet, shpresojmë se mjetet do të kthehen. Nuk e di se çfarë është bërë me pjesën tjetër të parave”, ka thënë ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort