Partia Demokratike e Kosovës ka krahasuar fushatën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me ato të ish-liderit komunist rus, Lenin.
Në një postim në Facebook, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, e ka cilësuar si kthim të komunizmit mënyrën e fushatës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Albin Kurti po mundohet të imitojë marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij. Njëjtë veproi Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer. Siç duket në këto zgjedhje do të ketë një betejë zgjedhore në mes të Demokracisë (liberale) dhe Social Demokracisë (socializmit/komunizmit)”, ka shkruar ai. “Populli i Kosovës e ka pasur fatin (e keq) të jetoj në të dyja sistemet. Por vetëm njëri ofron progres e mirëqenie, e këtu qytetarët duhet të zgjedhin, a dëshirojnë REPUBLIKË apo një babë!”
Të hënën ka nisur fushata elektorale në vend. Asnjë nga partitë nuk po i respekton masat e distancës siç kërkohet për luftimin e koronavirusit. Shumica e tyre kanë mbajtur tubime në hapësira të mbyllura.