Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka folur për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.
Në një intervistë në emisionin “Frontal”, në T7, Bislimi tha se njerëzit e LDK’së e kanë votuar LVV’në për shkak të pakënaqësive ndaj partisë.
“Ngritja e LVV’së është shënuar nga dy arsye: e para diskursi politik anti-LDK në kuptimin e qeverisjes nga këto parti që i kemi pasur deri më tani. Megjithatë ka qenë edhe një ndjenjë e penalizmit dënimit përmes votës elektorale nga njerëzit e LDK’së të cilët zemërthyer e kanë votuar LVV’në kësaj radhe, se e kanë parë si mundësinë e vetme për t’i iniciuar ndryshimet që i kanë dashur prej kohësh në partinë e tyre të zemrës”, ka thënë ai.





