Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e Malishevës, Bajrush Hoti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese.Hoti fitoren e Vetëvendosjes e quajti frymë mashtruese të kësaj partie duke thënë se përkrahja qytetare për ta është çdo ditë e në rënie.
Zyrtari i LDK-së: Çdo ditë po takojmë ish përkrahës të VV-së që po kthehen në LDK

“Ishte një frymë mashtruese e vet Vetëvendosjes dhe ajo për ditë e më tepër është në rënie sepse edhe qytetarët e panë se ajo nuk është një realitet ajo nga e cila u mashtruan”, u shpreh Hoti në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se po takojnë çdo ditë ish përkrahës të Vetëvendosjes e që po kthehen në LDK.“Ne, çdo ditë kontaktojmë me qytetarët dhe pakënaqësia e tyre është jashtëzakonisht e madhe e ne do të marrim votë edhe nga PDK-ja edhe nga NISMA edhe nga Vetëvendosja. Ne çdo ditë takojmë edhe ish përkrahës të Vetëvendosjes që po kthehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

