LAJME

Zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Todd Robinson, vizitoi Prizrenin

Zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Todd Robinson, vizitoi Prizrenin
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Mars 2024, 17:09

Përmës një postimi në facebook, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton se sot ka pritur në vizitë ndihmës sekretarin amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson… “ Na nderoi sot me vizitën e tij në Prizren Ndihmës Sekretari për INL [International Narcotics & Laë Enforcement Affairs (Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit)] në Departamentin Amerikan të Shtetit, Todd D. Robinson, me të cilin bëmë një shëtitje në qendrën historike të Prizrenit. Me këtë rast, biseduam për historinë e qytetit, pasurinë kulturore dhe sfidat e institucioneve vendëse në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare.”, ka shkruar kryetari Totaj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika