Pas hyrjes në seli, Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në garë për kreun e PD. I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh:
ZYRTARE: Sali Berisha do të jetë në garë për kreun e PD-së

“Që të them se më detyron të përsëris përgjigjen…pa diskutim që unë do të jem, do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg, deputet, jo deputet që dëshiron të garojë, është i mirëpritur në një garë të hapur, të ndershme, me rregulla. Nga ana tjetër i ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë, të formojnë ekipin, të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe i garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Por tani të themi që nuk mund të ketë, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosën një lëvizje që filloi unike në llojin e saj, ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë, por anëtarësia merr në dorë dhe fatin tim”
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

