Futbollisti kosovarPas Bernard Berishës, një tjetër futbollist kosovar do të luajë në Rusi.
Bëhet fjalë për Ylldren Ibrahimaj, që tash e tutje do të paraqitet për Uralin.Anëtari i deritanishëm i skuadrës norvegjeze, Viking, Ibrahimaj, u shpreh i lumtur me transferimin në kampionatin rus, duke thënë se shpresoj t’ia dalë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pas transferimit, Ibrahimaj ka thënë:“Jam i lumtur që jam transferuar këtu. Po pres me padurim për fillimin e ndeshjeve. E kam të qartë që Liga Ruse është shumë e vështirë me lojtarë të mirë. Shpresoj që t’ia dal mirë”, deklaroi ndër të tjera ai pas zbarkimit.
Знакомьтесь! 🖤🧡





