SPORT

Zyrtare: Carlo Ancelotti trajneri më i ri i Real Madridit

Zyrtare: Carlo Ancelotti trajneri më i ri i Real Madridit
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2021, 07:56

Carlo Ancelotti do të marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra madrilene përmes një komunikate për media.

“Real Madrid CF njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme. Nesër ceremonia e nënshkrimit të protokollit do të zhvillohet së bashku me Presidentin Florentino Pérez në Real Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika