Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 72 mijë e 500 raste me COVID-19 apo 22.26 %, Kurse kanë vdekur 1 mijë e 640 persona.
Në një hartë të publikuar në “Facebook” nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, bëhet e ditur se momentalisht në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 576 pacientë, prej tyre 9 janë në respiratorë, 24 janë në CPAP dhe 413 me oksigjen.





