Një banor i fshatit Hoça e Qytetit në Prizren po përballet me një situatë shqetësuese, pasi një shtyllë elektrike është rrëzuar nga erërat e forta të ditëve të kaluara, duke lënë kabllot elektrike të këputura në oborrin e shtëpisë dhe në rrugë.
Sipas pronarit të shtëpisë, tash e pesë ditë ai ka njoftuar vazhdimisht KEDS-in për këtë problem, por deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë intervenim për eliminimin e rrezikut.
Ai thotë se ekipet e kompanisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një situatë me rrezikshmëri të lartë. Megjithatë, sipas tij, nga stafi i KEDS-it i është thënë se shtyllën duhet ta ndërrojë vetë dhe të hapë gropën për vendosjen e shtyllës së re.





