- Reklama -

Zyra për Certifikim: Vetëvendosje, AAK dhe Nisma s’i kanë zëvendësuar kandidatët në lista

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar nga 47 kandidatët që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, 26 janë tërhequr nga subjektet politike.

Drejtori i kësaj zyre, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma janë në mesin e subjekteve që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët.

- Reklama -

“LDK, PDK, Lista Serbe dhe Partia Rome e Bashkuar”, i kanë zëvendësuar këta kandidatë”, është shprehur Buleshkaj.

E pas kësaj ka pasur një reagim nga ana e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili ka thënë se duhet të votohet lidhur me certifikimin e listave.

“Unë sa i dëgjova këto, nuk dëgjova diçka të re që çon në drejtim të mungesës së vendimmarrjes. Pra, krejt çka dëgjuam dhe çka u tha, thuhet se zyra ka bërë rekomandim dhe ky rekomandim i zyrës për regjistrimin e partive politike duhet të dalë në votim, urdhëroni votoni si të dëshironi. Nëse ka diçka që nuk është e qartë, flisni.”, tha Kurteshi i Vetëvendosjes.

Pas tij, ka folur edhe përfaqëesuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani i cili është shprehur se duhet të shpërndahen listat e të gjitha partive me emrat e deputetëve te anëtarët e paritve politike në KQZ dhe kështu të procedohet me votim.

“Unë mendoj që është mirë të shpërndahen listat, ne nuk i kemi informatat e plota dhe është mirë kushdo që nuk i ka para vetës këto. Kështu që angazhoni partitë politike të cilat i kanë përmirësuar listat që të votohen.”, tha Elshani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort