LAJME

Zyra e Presidentes: KQZ-së i takon të vendosë për fushatën zgjedhore

Zyra e Presidentes: KQZ-së i takon të vendosë për fushatën zgjedhore
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2021, 11:39

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditë më parë përmes një kërkese publike ka kërkuar nga liderët e partive tjera politike që fushata zgjedhore e cila pritet që të filloj me 17 shtator të shkurtohet për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Kërkesës së Abdixhikut, për shkurtimin e fushatës zgjedhore i kanë thënë po liderët e tjerë opozitarë.

Për këtë çështje u deklaruan edhe nga Qeveria e Kosovës. Edhe ata ngjashëm thanë se e përkrahin idenë që të shkurtohet fushata zgjedhore.

Lidhur me shkurtimin e fushatës zgjedhore për FrontOnline, kanë folur edhe nga Presidenca e Kosovës.

Në një përgjigje për FrontOnline, këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina, tha se kohëzgjatja e fushatës është përgjegjësi e KQZ-së dhe jo e tyre.

“Presidentja nuk vendos për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore. Kjo është përgjegjësi e Komisionit Qendror Zgjedhor”, tha ai për Front Online.

Nga KQZ-ja ende nuk janë deklaruar në lidhje me këtë çështje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika