LAJME

Zyra e Kryeministrit: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj

Zyra e Kryeministrit: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2021, 20:10

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj.

Sipas tij, datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merren vesh dy palët, jo kur imponohen njëanshëm, njofton Klan Kosova.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve”.

“Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge”.

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika