Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2025.Rushitin dhe QKRMT-në e ka uruar Zyra e BE-së në Kosovë, duke theksuar punën e saj dhe të Qendrës që nga viti 1999.
Zyra e BE-së uron Feride Rushitin dhe QKRMT pasi u nominuan nga deputeti suedez për çmimin Nobel për Paqe

“Urime Feride Rushiti dhe QKRMT – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës për nominimin e tyre për Çmimin Nobel për Paqe! Që nga viti 1999, ata kanë mbështetur dhe u japin zë viktimave të torturës dhe traumës, përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ju urojmë suksese për t’u bërë fitues të Nobelit!”, ka shkruar Zyra e BE-së.Nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

