LAJME

Zvicra ua zgjat mandatin ushtarëve të saj në KFOR deri në vitin 2026

Zvicra ua zgjat mandatin ushtarëve të saj në KFOR deri në vitin 2026
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2023, 17:54

Dhoma e Lartë e Asamblesë Federale të Zvicrës ka vendosur që të zgjasë mandatin e forcës paqeruajtëse zvicerane në Kosovë deri në vitin 2026, së cilës do t’i ë skadonte mandati deri në fund të këtij viti.

KFOR-i duhet të jetë ende në Kosovë, për shkak të brishtësisë së situatës, theksoi përfaqësuesja e partisë zvicerane Aleanca e Qendrës, Andrea Gmur-Schonenberger, në emër të Komisionit për Politikë të Sigurisë, raporton “tvsvizzera”.

“Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë përdorimin e Swisscoy, i cili është i integruar në KFOR, veçanërisht për arsye sigurie”, tha Këshilli i Shteteve.

Po ashtu, Thierry Burkart, deputet i Partisë Radikale Liberale (FDP) në Zvicër, siç transmeton albinfo.ch, ka folur për diasporën e madhe kosovare në Zvicër.

Ai tha po ashtu se një konflikt i armatosur në Ballkan mund të zhvendosë mijëra njerëz.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika