Zvricra e pasuar nga Gjermania dhe nga Austria prijnë me fluturimet (dhe numrin e udhëtarëve) që aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, në e cila tregoi se këtë javë ka pasur rreth 90 fluturime në ditë, derisa të shtunën pritet të ketë edhe më shumë.“Siç e dini në tri javët e para të muajit korrik kemi pasur një fluks më të shtuar të udhëtarëve duke arritur rekord në numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve që është një numër më i madh sesa në muajin korrik të vitit 2019, duke mos pasur parasysh vitin e kaluarkur nuk kemi pasur fluturime.”
Ajo tutje shtoi se raportimi se të premten u thye rekordi sa i përket aterimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nuk qëndron.“Ne kemi pasë më parë fluturime edhe më shumë sesa dita e sotme, por nëse e krahasojmë me ditët paraprake sot kemi pasë një ditë më të ngarkuar”.Gara shpjegoi se nga ana teknike ky aeroport ka kapacitete që të pranojë deri në 3.5 milionë udhëtarë, por deri më tani kanë arritur deri në 1 milion.
Gjithashtu ajo tha se nga data 1 korrik e deri të premten ka pasur 187 mijë udhëtarë në vajtje-ardhje, ndërkaq në total 700,000 udhëtarë kanë arritur ose janë nisur nga Aeroporti “Adem Jashari”./klankosova/