TEKNOLOGJI

Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë

Zvicra, në mesin e 5 vendeve më të sigurta për të blerë veturë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2024, 14:21

Tregu i makinave të përdorura në shumicën e vendeve është rikthyer në nivelet para pandemisë, por transparenca mbetet një shqetësim i madh.

Çdo vit, mijëra klientë blejnë automjete me defekte të fshehura dhe kilometrazh të kthyer, shpesh të pavetëdijshëm se po paguajnë tepër për një makinë në gjendje të keqe.

Mbretëria e Bashkuar ishte tregu më transparent i makinave të përdorura nga të gjitha vendet, shkruan Indeksonline.

Vetëm 2,1% e makinave u është kthyer kilometrazhi dhe 17,8% e automjeteve janë dëmtuar në Britani. Problemi qëndron se në këtë shtet makinat kanë timon të djathtë.

Italia, Zvicra, Gjermania dhe Suedia janë gjithashtu në top pesë vendet më transparente.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika