TEKNOLOGJI

Zvicra me çmimin më të lirë të iPhone 14 në Evropë

Zvicra me çmimin më të lirë të iPhone 14 në Evropë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Shtator 2022, 15:02

Faqja e konsumatorit Hellosafe tregon se, me 1049 franga, Zvicra ka çmimin më të ulët zyrtarisht në Evropë.

Është një dukuri shumë e rrallë që një produkt i konsumit në Zvicër të jetë më i lirë se kudo në Evropë.

Por ky është rasti me modelin më të ri të smartfonit që Apple e lansoi më 7 shtator, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat e mbledhura nga faqja e konsumatorit Hellosafe tregojnë se me 1049 franga, Zvicra ka çmimin më të ulët zyrtarisht në Evropë.

Ndërsa ky çmim (relativisht) i ulët mund të jetë befasi për shumë njerëz të mësuar me koston e lartë të jetesës së vendit, fakti është se çmimet për pajisjet elektronike në Zvicër janë të vështira për t’u tejkaluar, të paktën në krahasim me vendet e tjera në Evropë.

Kjo është pjesërisht për shkak të normës më të ulët të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) në Zvicër, e cila aktualisht qëndron në 7.7 për qind.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika