Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë me vlerë rreth 100 mijë euro pas bashkëpunimit me Policinë e Zvicrës.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Makina e llojit “Mercedes” u gjet pas veprimit të zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veriu.
“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër”, thuhet në njoftimin e PK-së.





