Senati zviceran ka miratuar propozimin për rritjen e numrit të ushtarëve që do të shërbejnë në kontingjentin zviceran në KFOR.
Kjo nënkupton se Zvicra do t’i çojë deri në 300 pjesëtarë ushtarakë në misionin e NATO-s në Kosovë.
Sipas vendimit të Parlamentit, Këshilli Federal mund t’i çojë edhe 85 zyrtarë ushtarakë në Kosovë për periudhë të pakufizuar. Deri tash kapaciteti maksimal ishte i kufizuar në 215 persona.
Javën e shkuar, Parlamenti zgjati mandatin e misionit deri më 2029.
Vetëm javën e kaluar, NATO-ja njoftoi se do të reduktojë numrin e paqeruajtësve në Kosovë. Aktualisht KFOR-i i ka 4600 ushtarë.





