Ambasadori zviceran në Kosovë Thomas Kolly dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami nënshkruan sot një marrëveshje që shtrin programin e bashkëpunimit të Zvicrës në të gjithë vendin deri në vitin 2022, me një shtesë prej 560,000 CHF.
Falë mbështetjes zvicerane, më shumë se 600,000 njerëz do të kenë qasje në furnizime të reja ose të përmirësuara me ujë në përfundim të këtij programi. Që nga fillimi i këtij programi në vitin 2005, rreth 60 milionë CHF në total janë investuar në shërbimet e ujërave rurale dhe kanalizimeve, si nga Zvicra dhe Qeveria e Kosovës (niveli qendror dhe lokal).





