Home RAJONI DHE BOTA Zvicra është furnizuar me 500.000 doza vaksine, janë vaksinuar 260.000 veta

Zvicra është furnizuar me 500.000 doza vaksine, janë vaksinuar 260.000 veta

0
Zvicra është furnizuar me 500.000 doza vaksine, janë vaksinuar 260.000 veta
Die Spritze mit dem Impfstoff gegen das Coronavirus wird in den Oberarm gemacht, aufgenommen in einem Pflegezentrum in Embrach am Donnerstag, 21. Januar 2021. (KEYSTONE/Alexandra Wey)

Autoritetet federale të martën dhe të premten kanë hasur në probleme. Kështu, BAG-ut ju desh të korrigjonte numrin e dozave të vaksinimit nëpër kantone

Deri më tani, në Zvicër janë dorëzuar gjithsej pak më shumë se gjysmë milioni (535.115) doza vaksine nga prodhuesit. Kjo u bë e ditur të premten në mbrëmje nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), njofton sda.ch.

Ndërkaq gjithsej rreth 260,000 vaksina nga dy prodhuesit Pfizer / Biontech dhe Moderna janë injektuar deri të mërkurën.

Kjo e ka rritur përqindjen e banorëve të vaksinuar në vend në rreth tre për qind. Me këtë përqindje, Zvicra ndodhet nën mesataren aktuale botërore sa i përket vaksinimit.

Përsëri mospërputhje në numra
Megjithatë, duke përpiluar numrat, autoritetet federale të martën dhe të premten kanë hasur në probleme, trasnmeton albinfo.ch. Kështu, më pas BAG-ut ju desh të korrigjonte numrin e dozave të vaksinimit nëpër kantone, duke e zvogëluar atë.

Edhe me shifrat e publikuara të premten, fillimisht kishte një mospërputhje midis tabelave në tri gjuhët kombëtare dhe në anglisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here