RAJONI DHE BOTA

Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA

Ndalohen të gjitha fluturimet në SHBA
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 23:09

Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara (FAA) ka urdhëruar ndalimin e nisjes së fluturimeve në të gjithë vendin, pas problemeve të komunikimit në qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi një defekt në sistemin e komunikimit ka prekur të gjitha qendrat rajonale të kontrollit të trafikut ajror në SHBA.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka konfirmuar se problemi është duke u hetuar nga teknikët e FAA-së, ndërsa fluturimet që ndodhen tashmë në ajër mund të vazhdojnë drejt destinacioneve të tyre dhe të ulen.

Urdhri parasheh që të gjitha fluturimet që pritet të nisen nga aeroportet amerikane të qëndrojnë në tokë deri në një njoftim të ri. Fluturimet ndërkombëtare që hyjnë në SHBA do të trajtohen rast pas rasti.

Sipas raportimeve, ndërprerja ka shkaktuar vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve. Reuters raporton se kjo është hera e dytë që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 që vendoset një ndalim në shkallë kombëtare për nisjen e fluturimeve në SHBA.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të rikthehet normalisht operimi i fluturimeve.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika