Një kosovar 35-vjeçar dyshohet se e ka vrarë gruan e tij 32-vjeçare në një kanton të Zvicrës.Siç raporton media zvicerane Blick, ai dyshohet se e ka thirrur Qendrën e Thirrjeve të Urgjencës kantonale të St.Gallen, në ora 03:20 të mëngjesit se e ka lënduar rëndë gruan e tij.
Zvicër: Vritet një grua nga Kosova, dyshohet që u vra nga burri i saj

Por, kur Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes e kishte gjetur 32-vjeçaren të vdekur dhe e ka arrestuar të dyshuarin.Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.
Sipas mediumit zviceran, në momentin e krimit në banesë dyshohet se ndodheshin edhe tre fëmijët, por nuk kanë pasur lëndime.Banorët e banesës thanë për Blick se janë të shokuar,“Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu. Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, thotë një banore.Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për armën e përdorur./Blick
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

