Home LAJME Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte

Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte

0
Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte

Në hyrjet e disa ndërtesave në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur fletushka me mbishkrime serbe. Përmes fletushkave, u bëhet thirrje qytetarëve për vendosjen e flamujve të Serbisë në shtëpitë apo objektet e tyre.

“Serbia në zemër, flamuri duke valuar”, “Popull koha ka ardhur”- janë disa nga shprehjet e përdorura në këto thirrje.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri tha për KALLXO.com se “nuk ka element për hapje të rastit”.

Më 24.08.2025, mbishkrime në gjuhën serbe, murali i të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kryqe e harta janë ngjyrosur në Zveçan e Mitrovicë të Veriut.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kishte njoftuar se ka marrë vendim për fshirjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit, e cila ishte në një nga muret e objekteve të Zveçanit.

Peci tha se këtë e ka bërë për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike dhe për të garantuar se Zveçani mbetet një vend paqeje dhe i harmonisë për të gjithë banorët, pa dallime kombëtare apo etnike.

Murali i të dënuarit për krime lufte, Radko Mlladiq, i cili ishte vendosur në vitin 2021 në një mur të një objekti në qytetin e Zveçanit, në prill të vitit 2025 ishte ngjyrosur me të zezë në pjesën e syve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here