- Reklama -

Zv.ministri i Mbrojtjes: As FSK-ja nuk është kursyer nga ikja e të rinjve

Ikja e të rinjve nga vendi nuk ka kursyer as Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu si në shumicën e fushave të tjera, ka thënë të premten zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Megjithatë, Syla theksoi se kjo dukuri nuk ka pasur rritje këtë vit, pasi sipas tij, është e ngjashme sikurse vitet e tjera.

- Reklama -

“As ne nuk ka kursyer kjo dukuri. Edhe më herët ka pas dalje. Nuk është më shumë se sa vitet e tjera. Nuk ka rritje. Nuk është pa shqetësim për ne ky problem. Është brengosëse. Ta shkollosh një ushtarak me gjithë këto kosto në këtë kohë dhe pas një përvoje të jashtëzakonshme ai të dalë, nuk është e lehtë për ne. Me këto probleme përballen të gjitha ushtritë në botë”, ka thënë Syla në “60 Minuta” të KTV-së.

Por Ministria e Mbrojtjes shpreson se me Ligjin për paga do t’i përmirësojë kushtet e një ushtaraku për ta frenuar ikjen e tyre.

“Ligji i pagave kur do të del, do të jetë një tregues i mirë. Siç e dimë ne, koeficienti do të ngrihet. Pjesa më e ultë dhe e mesme e ushtarakëve do t’iu rriten më shumë pagat. Do të ketë sa më balancim të pagave”, shtoi Syla.

Syla bëri të ditur se janë duke punuar edhe në ndryshim të një ligji për shërbimin e një ushtari në FSK. Aktualisht, sipas Syles, ligji i lejon një ushtari që shkollohet në FSK të zgjedhë të largohet nga ky institucion pas tetë vjetëve.

“Ne jemi duke punuar që ta zgjasim kushtëzimin për një ushtar që del nga një shkollim profesionale që t’i shërbejë ushtrisë”, vijoi ai.

Syla e quajti si “ditë të madhe me emocione dhe lot” betimin e 311 rekrutëve të rinj të FSK-së të premten. Ai pati vetëm lëvdata për këtë gjeneratë. Theksoi se proporcioni gjinor dhe përfshirja e komuniteteve në Ushtri është ende një problem që po përpiqen ta zgjidhin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort