LAJME

ZRRE vendos për kompensmimin e qytetarëve për faturimin në veri

ZRRE vendos për kompensmimin e qytetarëve për faturimin në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2024, 13:48

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur sot për kompensimin e qytetarëve që u është bërë faturimi për rrymën e shpenzuar në katër komunat veriore, nga shkurti i vitit 2012 deri në tetor të vitit 2017.

“Bordi i ZRRE sipas Aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit”, njofton ZRRE.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika