LAJME

ZRRE të premten shqyrton kërkesën e Elektrosever për licencim

ZRRE të premten shqyrton kërkesën e Elektrosever për licencim
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2022, 18:07

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të premten do të shqyrtojë kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kosova dhe Serbia në Bruksel dje nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

Në seancën e sotme parlamentare, krerët e partive opozitare kanë kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti mbi marrëveshjen, të cilën në atë kohë e kishte kritikuar kryeministri aktual me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika