Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se tarifat e reja të energjisë elektrike që hyjnë në fuqi nga 1 maji vlejnë për tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe.
ZRrE ka thënë se tarifat e reja janë të detyrueshme për gjithë furnizuesit përfshirë edhe Elektroseverin
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se Bordi i ZRRE me datë 16.04.2025 ka aprovuar edhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit, Operimit të Sistemit dhe Operimit të Tregut, si dhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Shpërndarjes, të cilat tarifa janë të detyrueshme për të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever. Rritja e tarifave të energjisë elektrike 16.1% vlen për Furnizuesin me Shërbim Universal, që operon në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë obligim të shërbimit universal e ka KESCO”, thuhet në sqarim.
ZRrE ka njoftuar se Furnizuesi i energjisë elektrike Elektrosever ka licencë nga ZRRE për konsumatorët e katër komunave në veri të Republikës së Kosovës, si furnizues komercial, si dhe shumë furnizues tjerë të energjisë elektrike të licencuar nga ZRRE.
KosovaPress gjatë ditë sipas një përgjigje qe i ka kthyer ZRrE ka raportuar se tarifat e reja nuk do të vlejnë edhe për katër komunat në veri të Kosovës.