LAJME

Nesër mbahet akademi përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Lumni Lushajt

Nesër mbahet akademi përkujtimore në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Lumni Lushajt
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2026, 21:16
Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Lumni Mustafë Lushajt, nesër, më 21 nëntor, në Prizren do të mbahet akademi përkujtimore në nder të tij.
Akademia do të fillojë në ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ndërsa Lushaj do të kujtohet si veprimtar i çështjes kombëtare, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njeri që jetën ia kushtoi kombit shqiptar.
Aktiviteti organizohet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Familjarët, bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore, për të nderuar kujtimin dhe veprën e Lumni Mustafë Lushajt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika