Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) ka reaguar sot pas një aksioni të zhvilluar në objektin e ZRRE-së nga aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë”, të cilët qëllimin kishin kundërshtimin e paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%, shkruan Gazeta Sinjali.
Në reagimin e tyre, ZRRE-ja është shprehur se është e vetëdijshme për shqetësimet e qytetarëve lidhur me procesin e tanishëm tarifor, por të mos pengohet ushtrimi i detyrave të tyre.
“ZRRE respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si një e drejtë e garantuar nga ligjet e Republikës së Kosovës.





