- Reklama -

ZRRE-ja shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë vendoset në mars

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve të sektorit energjetik në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave. Afati i ri është caktuar për datën 28 janar, pasi kompanitë ende nuk i kanë kompletuar dokumentet. Vendimi për tarifat e reja pritet të merret para fundit të marsit, ndërsa ato do të hyjnë në fuqi, më 1 prill.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve fillestare nga operatorët e sektorit të energjisë në kuadër të procesit vjetor të shqyrtimit të tarifave. Afati i ri është caktuar për datën 28 janar 2026. Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën se shtyrja është bërë pasi kompanitë ende nuk e kanë kompletuar dokumentacionin e tyre për aplikim. Sipas tij, pas pranimit të aplikimeve, ZRRE-ja do të ndërmarrë një shqyrtim të hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar. Pepaj, në një përgjigje me email, ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Ai tha se vetëm pas analizës së plotë dhe procesit të konsultimit publik do të vlerësohet ndikimi i mundshëm tarifor për konsumatorët.

- Reklama -

Nga ana tjetër, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, ka deklaruar se operatorët e sektorit energjetik zakonisht presin momentin e fundit për dorëzimin e dokumenteve. Sipas tij, duke parë gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe reduktimet e shpeshta, pritet se do të ketë ndryshime tarifore.

“Duke e parë situatën se si po shkon sektori energjetik, me gjithë këto reduktime të shumta që po ndodhin dhe duke ua lënë fajin njëra-tjetrës, na bën të kemi dyshimet tona se nga të gjitha kompanitë që do t’i dërgojnë kërkesat e tyre në ZRRE, do të ketë kërkesa për rritjen e të hyrave, gjë që pa dyshim do të ndikojë në rritje të tarifave për ne si konsumatorë”, tha Ahmeti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e pranojnë një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike, duke kujtuar se pasojat e rritjes së fundit prej 16.1 për qind po ndihen çdo ditë.

“Jemi duke pasur rritje të vazhdueshme të çmimeve jo vetëm të produkteve, por edhe të shërbimeve. Për shembull, kemi pasur rritje të çmimeve të shërbimeve të ujësjellësit. Këto po i vërteton edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës”, shtoi ai.

ZRRE-ja pritet të marrë vendimin përfundimtar para fundit të muajit mars, ndërsa tarifat e reja të energjisë elektrike, cilat do qofshin ato, do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort