LAJME

Zlatan Elek, zgjidhet kryetar i Listës Serbe

Zlatan Elek, zgjidhet kryetar i Listës Serbe
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2023, 12:43

Zlatan Elek është zgjedhur kryetar i Listës Serbe.

Zgjedhja e tij u bë gjatë një seance të partisë të mbajtur në Mitrovicë të Veriut.

Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur Goran Rakiq.

Përndryshe, Elek është edhe drejtor i Spitalit në veri.

Ndryshimet në krye të partisë më të madhe serbe në Kosovë, erdhën një muaj pas agresionit në Banjskë të Zvecanit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Pasoi edhe dorëheqja e nënkryetarit Milan Radoiçiq, i cili e kishte pranuar se ishte organizatori në këtë sulm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika