Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se ka filluar auditimin e performancës “Përfshirja dhe mbështetja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë” për periudhën 2022- 2025.
ZKA auditon procesin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë

Sipas njoftimit, auditimi do të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar dhe zbatuar në mënyrë efektive mekanizmat e nevojshëm për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, si dhe nëse këta mekanizma kanë ruajtur cilësinë dhe kohën efektive të të nxënit në klasë.
Fushëveprim i këtij auditimi thuhet se do të jenë: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës, si dhe disa shkolla fillore në këto komuna. Po ashtu pjesë e fushëveprimit mund të jetë edhe Inspektorati i Arsimit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Lumir Abdixhiku me bashkëshorte, me tri banesa e dy shtëpia

Ramush Haradinaj me familje deklaron rreth 2 milionë euro patundshmëri

Homazhe në Ditën e dëshmorëve të Prishtinës, Haxhiu: Ata dhanë gjithçka nga vetja e tyre, që sot ne ta kemi një shtet të lirë e të pavarur

