Pasditen e djeshme, Policia e Kosovës ka pranuar informacione për një incident zjarri në rrugën “Tafil Zymberaj” në Rahovec.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se me të marrë informacionet, Policia dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar se është duke u djegur një shtëpi njëkatëshe me tri dhoma.
Siç mëson Sinjali, në momentin që ka ndodhur zjarri s’ka qenë askush në shtëpi dhe ende nuk dihet shkaku i incidentit.





