LAJME

Zjarrfikësit sërish në protestë para Qeverisë, kërkojnë kushte më të mira

Zjarrfikësit sërish në protestë para Qeverisë, kërkojnë kushte më të mira
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2023, 11:43

Zjarrfikësit e Kosovës të enjten kanë dalë sërish në protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira.

Ata me protestë po kërkojnë rritje të pagave, pagesa për kujdestari dhe për punë shtesë jashtë orarit, pagesa për rrezikshmëri dhe rritje të numrit të zjarrfikësve nëpër komuna.

Po ashtu ata po ankohen edhe për mungesë të makinerive dhe pajisjeve të tjera.

Zjarrfikësit kishin protestuar edhe në fund të nëntorit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika