Pak javë më parë disa nga vendet e Kosovës u përfshinë në zjarr, kështu duke shkaktuar dëme në shumë toka.Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Kamenicës është raportuar zjarrvënie në katër fshatra të kësaj komune.
Në fshatrat Shipanicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc, dhe Muçivërc është raportuar për ndezje zjarri, ku pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar, por më pas është përhapur duke u zgjeruar dhe duke përfshirë sipërfaqe rreth 10 hektarë.





