LAJME

Zjarr në një fabrikë stiropori në Mushnikovë, dëme mbi 400 mijë euro

Zjarr në një fabrikë stiropori në Mushnikovë, dëme mbi 400 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2026, 08:49

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Mushnikovë të Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një fabrikë të stiroporit.

Sipas Policisë, rreth orës 03:00 është pranuar informata për shpërthimin e zjarrit, ndërsa njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë, duke arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke e vënë situatën nën kontroll.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe njësia e krim-teknikës, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bazuar në informacionet fillestare nga dëshmitarët dhe pronari i fabrikës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një makineri për thithjen e pluhurit.

Si pasojë e zjarrit, dëmi material vlerësohet të jetë mbi 400 mijë euro, sipas deklarimit të pronarit.

Një punonjës i fabrikës është dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte probleme me frymëmarrjen nga tymi, por sipas mjekëve nuk ka pësuar lëndime të dukshme.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe, me urdhër të tij, është iniciuar rasti “Incident zjarri”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika