Togu i Ujërave të Kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të FSK-së gjatë kësaj jave po zhvillon trajnim rifreskues me Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë në Pashaliman të Vlorës, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Zhytësit e FSK-së trajnohen në Qendrën e Zhytjes së Forcave Detare të Shqipërisë

Në njoftimin e Ministrisë thuhet që: “Krahas bashkëpunimit vëllazëror mes forcave tona, qëllimi i këtij trajnimi është edhe shkëmbimi i përvojave në lëmin e zhytjes si dhe avancimit të shkathtësive në kërkim-shpëtim ujor”.
Gjithashtu është bërë e ditur që përveç tjerash, gjatë trajnimit u aplikua edhe përdorimi i dhomës dekompresive – barokmer, në rast të lëndimit të zhytësit, si masë e rëndësisë së veçantë për sigurinë dhe kujdesin ndaj shëndetit të zhytësit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

