LAJME

Zhvillimet në veri, Presidentja takohet me drejtues të institucioneve të sigurisë

Zhvillimet në veri, Presidentja takohet me drejtues të institucioneve të sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2021, 18:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur sot takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Ëigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici, për të diskutuar për situatën aktuale të sigurisë.

Osmani gjatë takimeve ka thënë se Kosova nuk po e provokon situatën e situatës, dhe se Policia e Kosovës po e ruan sigurinë e të gjithë qytetarëve në veri. Ajo e ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës.

Osmani i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i kundërvihet përpjekjeve të Serbisë për destabilizim të rajonit.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon, duke ftuar Bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes së tillë, sikurse edhe diskursit nxitës, i cili burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi”, njofton Presidenca e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika