Zhvillime të reja, Biden kalon në epërsi

Me 99 për qind të votave të numëruara në shtetin e Uiskonsinit, kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, ka epërsi të ngushtë – prej rreth 20,000 votash – kundrejt presidentit Donald Trump, raporton BBC.Në vitin 2016, Trump e ka mundur kandidaten e atëhershme demokrate, Hillary Clinton, në Uiskonsin, me më pak se 30,000 vota.
Uiskonsini siguron dhjetë vota elektorale.
Kujtojmë se një kandidati i duhen së paku 270 vota elektorale, për t’u zgjedhur president.Aktualisht, Biden i ka 224 vota elektorale, ndërsa Trump 213./rel
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Nënshkruhen marrëveshje me vlerë 81 milionë euro për tranzicionin energjetik

