LAJME

Zhvendosja e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë së Prizrenit, Bogujevci: Ndërhyrje e domosdoshme, procedurat do të nisin së shpejti

Zhvendosja e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë së Prizrenit, Bogujevci: Ndërhyrje e domosdoshme, procedurat do të nisin së shpejti
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2026, 08:12

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, të mërkurën vizituan Kalanë e Prizrenit.

Në një postim në Facebook pas vizitës, Bogujevci theksoi se Kalaja e Prizrenit është një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore dhe se ruajtja e saj mbetet përgjegjësi e përhershme.

Ajo njoftoi se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë u dakorduan për financimin e projektit për zhvendosjen e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë.

“Rezervuari, i vendosur aty që nga vitet 1939, ka shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme të ujit brenda mureve, duke dëmtuar gradualisht strukturat e lokalitetit dhe duke rrezikuar sigurinë e vizitorëve” shkruan Bogujevci.

Siç bëhet e ditur, projekti për zhvendosjen e tij tashmë është hartuar, me vlerë prej 500 mijë eurosh, dhe procedurat për realizimin e tij do të nisin së shpejti.

“Një ndërhyrje e domosdoshme për ruajtjen afatgjate të Kalasë së Prizrenit” – u shpreh në fund ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika