Për nder të 28 Nëntorit, edhe këtë vit Bashkësia lokale e Zhurit ka organizuar një aksion vullnetar të dhurimit të gjakut. Ky aksion vullnetar ishte organizuar nga kryetari i fshatit Zhur, Behar Begaj me disa humanistë të tjerë.
Kësaj inciative iu bashkuan Ismet Kyqyku një ish-luftëtar i UÇK-së, dhe znj. Sabrie Ramizi nga Prizreni.
- Reklama -
Me këtë rast, kryetari B.L. Zhur, uron të gjithë shqipëtarëve Festën e Flamurit – 28 Nëntorin!
Dhuro gjak, shpëto jetë!
- Reklama -