Kompania Rajonale e Ujësjellsit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, njofton kosumatorët e disa fshtarve të Vrrinit se nuk do të furnizohen me ujë të pijes ditën e shtunë përshkak të punimeve që do t’i realizon kompania KEDS.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Konsumatorë,
Ju njoftojmë se me rastin e punimeve nga ana e KED-si, ne tensionin e larte, me datën 13.08.2022 , nga ora 09:00 – 16:00, do të kemi ndërprerje të furnizimit me rryme tek stacioni i pompave ne Vermicë. Si pasoje, pa ujë do te mbesin këto vendbanime:
Fshatrat;
• Zhur
• Vermicë
• Dobrush dhe
• Shkozë
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.
Faleminderit për mirëkuptim, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrioregjioni Jugor”.