Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se një numër i caktuar i konsumatorëve në Zhur dhe Dragash kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje në një largpërçues.
Ekipet e KEDS-it aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht deri në kthimin me furnizim të rregullt me energji elektrike.





